Nata finale e Fesitvalit të Këngës në RTSH ka filluar me një performancë përkujtimore për artisten e madhe Vaçe Zela.
Në ekranin e sallës së Pallatit të Kongreseve është transmetuar kënga “Moj Arbëri”, e cila ka emocionuar publikun në masë të madhe, dhe më pas ka bërë që të gjithë të ngriten në këmbë në shenjë nderimi.
E emocionuar nga kjo këngë madhështore ka ngelur edhe prezantuesja e festivalit, këngëtarja Ledina Çelo, e cila ka shpërthyer në lot pas përfundimit të performancës.
Në këtë natë plot 14 artistë do të konkurrojnë për çmimin e madh, i cili e dërgon drejt “Eurovisionit”. /Telegrafi/