Telegrafi

Ledina Çelo dedikim të sinqertë bashkëshortit: Më mirë sesa të kem ty burrin tim, janë fëmijët tanë që të kanë ty babanë e tyre

Foto: Ledina Çelo/Instagram

Këngëtarja e mirënjohur, Ledina Çelo, është shumë e komentuar për jetën e saj private.

Ajo është bashkëshortja e ish-boksierit, Naim Kabashi, me të cilin ka dy fëmijë dhe jetojnë prej vitesh së bashku në Fulda të Gjermanisë.

Ledina është aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Lexo po ashtu Ledina Çelo: Jeta ime nuk është perfekte, por jam falënderuese për gjithçka që kam

Së fundmi, këngëtarja publikoi për fansat një fotografi, ku shfaqej në krah të bashkëshortit të saj, teksa i bënte një dedikim të sinqertë.

“E vetmja gjë më e mirë sesa të kem ty si burrin tim, janë fëmijët tanë që të kanë ty si babanë e tyre”, ka shkruar Ledina Çelo në mbishkrimin e fotografisë.

Ledina përndryshe ka kohë që nuk është aktive në muzikë, megjithatë ajo numëron hite të shumta ndër vite – këngë që kanë lënë gjurmë në diskografinë shqiptare. /Telegrafi/