Këngëtarja e mirënjohur, Ledina Çelo, është shumë e komentuar për jetën e saj private.
Ajo është bashkëshortja e ish-boksierit, Naim Kabashi, me të cilin ka dy fëmijë dhe jetojnë prej vitesh së bashku në Fulda të Gjermanisë.
Ledina është aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, këngëtarja publikoi për fansat një fotografi, ku shfaqej në krah të bashkëshortit të saj, teksa i bënte një dedikim të sinqertë.
“E vetmja gjë më e mirë sesa të kem ty si burrin tim, janë fëmijët tanë që të kanë ty si babanë e tyre”, ka shkruar Ledina Çelo në mbishkrimin e fotografisë.
Ledina përndryshe ka kohë që nuk është aktive në muzikë, megjithatë ajo numëron hite të shumta ndër vite – këngë që kanë lënë gjurmë në diskografinë shqiptare. /Telegrafi/