Ledi Vokshi është po ashtu në mesin e 20 konkurrentëve në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ajo gjatë këtyre ditëve ka qenë më pasive, ndonëse nuk ka ndarë edhe shumë me banorët e publikun.
E njëjta së fundmi ka bërë një bisedë me banoren tjetër, Vesa Vllasaliun, ku flet për punën që bën.
Këngëtarja shqiptare thotë se nga paratë që merr nga puna në Amerikë, një përqindje e ndan për bamirësi.
“Një pjesë të asaj që marrë nga puna e dhuroj për bamirësi”, u shpreh fillimisht Vokshi.
Ajo tutje vazhdoi: “Çdo kush që bën një trajnim për mua, nuk bën vetëm për mua, por edhe për dikë tjetër. Diçka nga ajo, një përqindje e asaj ikën diku tjetër, për bamirësi”.
Ledi theksojmë se për publikun u bë e njohur si pjesëmarrëse në “Shpija e Kosovës 2”. /Telegrafi/