Site icon Telegrafi

“Led Zeppelin” sërish në gjyq lidhur me origjinalitetin e “Stairway To Heaven”

Robert Plant, Jimmy Page, Jason Bonham dhe John Paul Jones (Foto: Kevin Mazur/Getty Images/Guliver)

Saga e gjykimit që tronditi muzikën e zhanrit rok është përsëri në faqet e para të mediave të planetit.

Disa vjet më parë, ish-anëtarët e grupit “Taurus” kanë ngritur një padi kundër grupit të famshëm rok “Led Zeppelin” për plagjiaturën e pretenduar të hitit të tyre më të madh “Stairway To Heaven”.

Për disa vite, bendi legjendar udhëhoqi një betejë gjyqësore për të dëshmuar se kënga e tyre ishte vepër e anëtarit të tyre, kitaristit Jimmy Page, i cili shkroi muzikën dhe këngëtarit Robert Plant, i cili shkroi tekstin e një prej hiteve më të mëdha të regjistruara ndonjëherë.

Lexo po ashtu Njëri prej hiteve më të mëdha në histori është i vjedhur? (Video)

Paneli i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit në SHBA ranë dakord për një dëgjim të ri nga anëtarët e grupit “Led Zeppelin”, të cilët shpresojnë se ky do të jetë gjykimi i fundit që ata dëshirojnë të dëshmojnë se hiti i tyre është një vepër për të cilën kanë në pronësi të gjitha të drejtat e autorit.

Pas një gabimi të bërë nga gjyqtari, i cili e drejtoi çështjen vitin e kaluar, i cili kishte të bënte me një sqarim joadekuat të pjesëve të veprës së autorit, dhoma e gjykimit urdhëroi një proces të ri ditëve në vijim.

Exit mobile version