Jakup Lecaj të shtunën do të udhëtojë për në Ukrainë. Ai thotë se nuk ka luftëtarë shqiptarë në këtë vend.
Ai thotë se nuk po shkon për të luftuar atje por për të takuar shqiptarët e Ukrainës.
Lecaj që është njohës i komunitetit shqiptarë në Ukrainë në një lidhje në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se shqiptarët në Ukrainë janë të përqendruar në katër vendbanime dhe nuk janë më shumë se 3 mijë sosh.
Ai thotë se nuk është e vërtetë që ka kërkesa nga shqiptarët dhe kosovarët për të luftuar në Ukrainë.
“Iu kam bërë thirrje edhe autoriteteve ukrainase të përgënjeshtrojnë lajmin se shqiptarët po shkojnë të luftojnë në Ukrainë”.
Lecaj thotë se në Ukrainë situata nuk është e mirë por sipas tij luftë në këto rajone ka prej një kohe të gjatë.
Ai thotë se që në vitin 2011 kanë filluar ekseset e para ndëretnike në Ukrainë./Telegrafi/