Telegrafi

LeBron shpërthen me 46 pikë, Cavs barazon serinë – OKC befasohet në shtëpi, Houstoni vazhdon me fitore

LeBron James ka shkëlqyer në fitoren e ngushtë të Cleveland Cavaliers në Quicken Loans Arena ndaj Indiana Pacers me rezultat 100-97.

Me këtë fitore Clevelandi ka barazuar serinë në 1-1 dhe tash shkon në Indiana në kërkim të fitoreve tjera.

LeBron James ishte i pandalshëm me 16 pikë rresht në çerekun e parë duke krijuar avantazhin e parë.

Ai mbylli ndeshjen me 46 pikë dhe 12 kërcime duke zhvilluar një prej performancave më të mira në karrierë në playoff.

Utah Jazz ka befasuar me rezultat 102-95 Oklahoman në udhëtim duke shënuar fitore shumë të rëndësishme.

Mitchell ishte vendimtar me 13 pikë në çerekun e katërt dhe mbylli sfidën me 28 pikë dhe gjashtë kërcime, i ndihmuar nga Ricky Rubio me 22 pikë dhe Derrick Favors me 20 pikë.

Te Oklahoma zhgënjyen Paul George me 18 pikë e 10 kërcime nga 21 gjuajtje të tij, Cermalo Anthony shtoi 17 pikë dhe Westbrook shtoi 19 pikë, 9 kërcime dhe 13 asistime. Edhe kjo seri është barazuar me rezultat 1-1 dhe do të vazhdojë me dy ndeshje tjera në Utah.

Minnesota nuk i bëri ballë Houstonit duke pësuar edhe një herë në udhëtim me rezultat 102-82 dhe Houstoni ka epërsi prej 2-0 pas ndeshjeve të para.

Harden realizoi vetëm 12 pikë, por Chris Paul ishte në nivel të detyrës me 27 pikë e tetë asistime dhe Gerad Green nga stoli ishte i papërmbajtshëm me 21 pikë e 12 kërcime.

/Telegrafi/