Site icon Telegrafi

LeBron ndihet ‘i përulur’ që për të dytën herë në karrierë shpallet më i miri nga SI

LeBron James është nderuar të hënën në Brooklyn të New Yorkut në evenimentin e Sports Illustrated duke e shpallur atë sportistin e vitit falë përkushtimit ndaj ekipit, sportit dhe qytetit të Cleveland.

Basketbollisti është shfaqur në ballinën e kësaj reviste në javën e kaluar, kur edhe u shpall ‘Sportisti i vitit 2016’ – që ishte edhe hera e dytë që e fitonte këtë çmim.

‘Mbreti James’ e mori për të dytën herë këtë çmim

Njëkohësisht, kjo ishte paraqitja e tij e 26-të në ballinën e Sports Illustrated. Ai tash ka mbetur vetëm prapa Michael Jordan dhe Muhammad Ali për paraqitje në këtë revistë.

“Sa herë që dëgjoj, siç thatë ju, është hera e 26-të e imja në ballinën e Sports Illustrated – është si diçka që nuk e kam ëndërruar kurrë”.

“Si fëmija doja vetëm një të tillë dhe i shtova duke u rritur. Më bën të përulem”, ka thënë James në emisionin Good Morning America, transmeton Telegrafi.

Në ceremoninë e SI, çmimin ia ndau Jay-Z, ashtu që ‘Mbreti James’ u bë sportisti i dytë në histori që e merr këtë çmim më shumë se një herë. /Telegrafi/

Exit mobile version