Anthony Davis pritet të zyrtarizohet si lojtari më i mirë i klubit me nam të madh në NBA, Los Angeles Lakers.
Transferimi i basketbollistit shtatlartë, Anthony Davis nga New Orleans Pelicans te Lakers është çështje e mbyllur, por ka mbetur vetëm edhe zyrtarizimi.
Marrëveshja thuhet se do të bëhet zyrtare më 1 korrik, kur edhe fillon zyrtarisht afati kalimtar në NBA.
Megjithatë, ylli i madh LeBron James, i ka paraprirë këtij transferimi dhe tashmë ka konfirmuar gjithçka me postimin e tij në rrjetet sociale.
“Anthony Davis është rrugës. Urime vëlla, ky është vetëm fillimi”, ka shkruar James në profilin e tij në Instagram, duke konfirmuar marrëveshjen.
LeBron welcomes Anthony Davis to LA. (via @KingJames) pic.twitter.com/bofky4clel
— ESPN (@espn) June 16, 2019
Në shkëmbim, te skuadra e Neë Orleans pritet të shkojnë lojtarët Lonzo Ball, Brandon Ingram, Joshua Hart dhe tri zgjedhje në draft.
Lakers synon të bëhet pretendent për titull kampioni në NBA dhe këtë verë mund të vijnë edhe yje tjerë si Kyrie Irving apo Kemba Walker. /Telegrafi/