Telegrafi

LeBron James u fishkëllye nga i gjithë stadiumi në Super Bowl, por reagimi i tij është bërë viral

(Foto: Screenshot/Twitter)

Në finalen e Super Bowl në Arizona u shfaq edhe pikëshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në NBA, LeBron James, i cili u fishkëllye nga pothuajse 70.000 spektatorë në stadium, por reagimi i tij u bë hit në rrjetet sociale.

Basketbollisti i LA Lakers u shfaq në zonën e të famshmëve me bashkëshorten e tij, ndërsa në momentin kur kamera e afroi dhe ai u shfaq në ekranin e madh, i gjithë stadiumi nisi ta fishkëllejë.

Lexo po ashtu Momenti më i bukur në jetë, 12-vjeçarja mahnitet kur LeBron ulet pranë saj në ndeshjen e LA Lakers

Në një situatë të tillë, shumëkush mund të ndihej i turpëruar apo të humbë guximin, por jo edhe ‘Mbreti’, i cili konfirmoi vetëbesimin e madh.

Ai u ngrit në këmbë dhe simuloi vendosjen e kurorës së mbretit në kokë dhe kështu dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë.

Lexo po ashtu Rihanna rikthehet me performancë madhështore në “Super Bowl 2023” - zbulon shtatzëninë e dytë

Ndryshe, Kansas City Chiefs fitoi titullin e NFL pasi mposhti Philadelphia Eagles (38-35) pas një rikthimi të madh në finalen spektakolare të Super Bowl. /Telegrafi/