Cleveland Cavaliers ka mposhtur në shtëpi Milwaukee Bucks pas një dueli shumë të luftuar me rezultat 124-117.
LeBron James ka realizuar plot 40 pikë në një triple double ku u përfshinë edhe 12 kërcime dhe 10 asistime.
Në këtë takim u rikthye edhe Kevin Love i cili shënoi hiç më pak se 18 pikë.
Giannis Antetekounmpo realizoi 37 pikë e 11 kërcime duke mos mjaftuar performanca e tij, por as e Khris Middleton prej 30 pikësh për një fitore të Bucks.
San Antonio Spurs realizoi fitore të madhe ndaj Warriors që ishte pa tri yje kryesoret.
LaMarcus Aldridge realizoi 33 pikë e 12 kërcime dhe u ndihmua nga Patty Mills me 12 pikë dhe Danny Green me 11 pikë të shënuara.
Te Warriors më i miri ishte Quin Cook i cili shënoi 20 pikë në këtë takim bashkë me 10 tjera që i shtoi Nick Young.
Clevelandi vazhdon të mbetet në vendin e tretë të Lindjes, vend që i rrezikohet nga Indiana dhe Washingtoni që janë nga një fitore prapa.
Ndryshe, në Perëndim kjo fitore e San Antonios ishte shumë vitale pasi gjendet në pozitën e pestë me një fitore më shumë se Minnesota, Utah dhe New Orleans, teksa Clippers gjenden në vendin nëntë bashkë me Denverin me shpresa e gjasa minimale për playoff. /Telegrafi/