Telegrafi

LeBron James shkëlqen sërish, Lakers mposht Spurs në ndeshjen e dytë radhazi

LeBron James ka udhëhequr skuadrën e tij Los Angeles Lakers për të marrë fitoren e dytë brenda 24 orëve në udhëtim te San Antonio Spurs.

Ka qenë një duel spetakolar i zhvilluar në AT&T Center në Teksas, ku Lakers kanë marrë fitore me pesë pikë diferencë 138:143.

LeBron James ka qenë më i miri në parket me një paraqitje fantastike, ku e mbylli ndeshjen me 39 pikë, 11 kërcime e tre asistime.

Me paraqitje të mirë te Lakers u dallua edhe gjermani Dennis Schroder me 21 pikë e gjashtë asistime, derisa Walker shtoi 19 pikë të tjera.

Te skuadra vendase më efikasi në ndeshje ishte Keldon Johnson me 26 pikë dhe 10 kërcime.

Për Lakers kjo ishte fitorja e shtatë këtë edicion, derisa interesant është fakti se tre prej tyre i kanë pikërisht ndaj Spurs. /Telegrafi/