LeBron James ka arritur një sukses në aspektin personale, megjithëse skuadra e Los Angeles Lakers është gjithnjë e më larg sigurimit të një bilete për në “paly-off” të NBA-s.
“Mbreti” James është koshashënuesi i katërt më i mirë në historinë e ligës më të fortë të basketbollit në botë.
Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Denver Nuggets kishte nevojë për 13 pikë dhe këto i shënoi vetëm në çerekun e tretë.
LeBron James vs Michael Jordan 🐐🐐 pic.twitter.com/k4ZCHFNg9u
— FootBasket.com Backup (@FootBasketcom) March 7, 2019
Duke e ditur se do të arrinte këtë rekord, LeBron kishte veshur atlete teksa në to kishte shkruar “Faleminderit, MJ 23”.
Basketbollisti 34-vjeçar deri më tani ka shënuar 32292 pikë duke e lënë pas legjendën e Chicago Bullsit, Jordan, i cili gjatë karrierës aktive basketbollistike ka shënuar 32292 sosh.
Thank You MJ – @KingJames #NBAKicks pic.twitter.com/vIWbUVD7Nz
— 🏀 #NBAKicks 👟 (@NBAKicks) March 7, 2019
James njëkohësisht është basketbollisti më i ri në histori që ka arritur të realizojë 10, 20 dhe 30 mijë pikë të dhe synon të luajë deri në të dyzetat, e cila gjë mund ta bëjë lojtarin e parë në histori që ka shënuar 40 mijë pikë në NBA.
Ndryshe, koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-s është ish-lojtari i Los Angeles Lakers, Kareem Abdul-Jabbar, i cili ka realizuar 38287 pikë. /Telegrafi/
🎥 @KingJames reminisces on the influence Michael Jordan had on him growing up, and what it means to pass him on the all-time scoring list. pic.twitter.com/PKOUyVNzWu
— Los Angeles Lakers (@Lakers) March 7, 2019