Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë, NBA.
LeBron James ka arritur të triumfoj me skuadrën e Los Angeles Lakers duke e ngritur numrin e fitoreve në pesë.
Kësaj radhe viktimë e “Engjëjve” ishin basketbollistët e Minnesota Timberwolves, ku këta të fundit pësuan me rezultat 114-110.
Periudha e parë dhe e katërt i takuan skuadrës fituese ndërsa dy të tjerat përfunduan me rezultatet të barabarta 35:35, gjegjësisht 21:21.
Jamesit i mungoi vetëm edhe një asistim për të realizuar ‘triple-double’ në saje të 24 pikëve dhe dhjetë këcimeve. Kyle Kuzma dhe Brandon Ingram patën paraqitje të mirë në këtë ballafaqim. I pari realizoi 21 pikë gjersa një më pak e shtoi i dyti.
Derrick Rose ishte i pandalshëm në radhët e Minnesotas me 31 pikë gjersa u ndihmua Jimmy Butler që shënoi 24 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës.
Pas kësaj, Lakers tash ka bilanc prej pesë fitore dhe gjashtë humbje gjersa për Timberwolvesin kjo ishte fitorja e katërt dhe tetë humbje.
Ndryshe, Los Angeles në takimin e radhës do të takohen me Sacramento Kings (e shtunë) gjersa edhe Minnesota tre ditë më vonë (e diele) do të luajë me Kingsat. /Telegrafi/
Rezultatet tjera:
Cleveland 86-95 Oklahoma City
Orlando 96-103 Detroit
Atlanta 107-112 New York Knicks
Miami 95-88 San Antonio
Indiana 94-100 Philadelphia
Memphis 89-87 Denver
New Orleans 107-98 Chicago
Utah 117-102 Dallas
https://youtu.be/ynrg7xX_cPA?t=1
Sacramento 105-114 Toronto