Telegrafi

Leboeuf: Zotri Potter – mjaft është mjaft

Legjenda e Francës, Frank Lebouef ka bërë thirrje që trajneri i Chelseat, Graham Potter të shkarkohet këtë javë.

Ish-qendërmbrojtësi i Bluve ishte jashtëzakonisht kritik ndaj anglezit dhe ekipit të tij pas humbjes së tyre në FA Cup ndaj Manchester City.

Blutë u turpëruan në turin e tretë nga Citizens të dielën, duke humbur 4-0 në udhëtim.

Duke folur për ESPN, Lebouef u shtri në Potter, duke thënë: “Zotri Potter, mjaft është tani, diçka duhet ndryshuar”.

“Ky nuk është klubi që unë njoh. Jeni shumë larg të qenit kampion i Evropës”.

“Jam shumë i mërzitur me atë që shoh. Unë mendoj se është vërtet mungesë respekti. Ata nuk bëjnë asgjë që të paktën t’i bëjnë njerëzit krenarë”, ka vazhduar ai. /Telegrafi/