Site icon Telegrafi

Leart Paqarada lirohet nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës

Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit.

Kosova do të ndeshet me Lituaninë më 12 tetor dhe me Qipron më 15 tetor në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, përzgjedhësi Franco Foda do ta ketë një mungesë të madhe për këto dy ndeshje të rëndësishme.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Leart Paqarada, i cili është liruar nga grumbullimi shkaku i lëndimit.

“Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Dardanët sot (e enjte) nga ora 11:00 kanë filluar seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version