Telegrafi

Leao shqetëson tifozët, lëndohet ndaj Lazios vetëm katër ditë para ndeshjes kundër Interit në Ligën e Kampionëve

Milani humbi Rafael Leaon pas vetëm 11 minutave në përballjen e Serie A me Lazion dhe lëndimi muskulor do të thotë se ai është gjithashtu në dyshim të madh për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit.

Reprezentuesi portugez bëri një vrapim në vijën e sulmit, i cili u ndërpre nga portieri Ivan Provedel.

Megjithatë, sulmuesi anësor portugez u tërhoq duke shtrënguar majën e kofshës së djathtë.

Duket sikur ndjeu goditjen në aduktor në pjesën e sipërme të kofshës së djathtë ndërsa përpiqej të kthehej në pozicion.

Fillimisht Leao tentoi të rikthehej në fushë, por nuk tentoi as të vraponte dhe brenda 30 sekondave kërkoi të zëvendësohej.

Stefano Pioli nuk kishte ndërmend të rrezikonte, veçanërisht pasi ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve kundër rivalëve të Interit është në San Siro të mërkurën në mbrëmje.

Ai u zëvendësua nga Alexis Saelemaekers në krahun e majtë, duke lënë Junior Messias në të djathtë. /Telegrafi/