Site icon Telegrafi

Leao mbërrin në hotelin e ekipit të Milanit përpara gjysmëfinales ndaj Interit në Ligën e Kampionëve

Rafael Leao është regjistruar teksa ka mbërritur në hotelin e ekipit të Milanit disa orë pas pjesës tjetër të skuadrës, pasi ka kaluar mëngjesin në Milanello duke iu nënshtruar kontrolleve të fitnesit përpara gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Interit.

Reprezentuesi portugez mbërriti në hotelin Melia rreth orës 13:00 dhe u prit nga turma mbështetësish dhe gazetarësh teksa u fut me shpejtësi në hollin e hotelit.

Ende nuk dihet nëse Leao do të ketë apo jo ndonjë përfshirje në skuadër kundër Nerazzurrëve sot në mbrëmje, megjithëse thuhet se ai nuk ka gjasa të startojë.

Lexo po ashtu Milan – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i Derby della Madonnina në Ligën e Kampionëve

23-vjeçari u lëndua dhe u largua nga loja pas vetëm 11 minutave në fitoren 2-0 të Milanit ndaj Lazios të shtunën pasdite, vetëm disa ditë para Derby della Madonnina.

Pavarësisht pasigurisë për gjendjen e tij fizike, Leao ka insistuar në ditët para ndeshjes, se do të bëjë gjithçka brenda fuqive të tij për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Stefano Piolit për përzgjedhje.

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, Leao nuk është rikuperuar me kohë nga dëmtimi i aduktorit në kofshën e tij dhe nuk pritet të startojë kundër Interit sot. /Telegrafi/

 

Exit mobile version