Sulmuesi i Lille, Rafael Leao ka filluar testet e tij mjekësore te Milani përpara finalizimit të një transferimi fillestar prej 30 milionë eurosh.
Leao zbarkoi në Milano të martën në mëngjes, dhe ai tani është në klinikën La Madonnina për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, para nënshkrimit të një kontrate pesë-vjeçare.
Kuqezinjtë thuhet se do të paguajnë 30 milionë euro plus bonuse për 20-vjeçarin me një shifër që mendohet se do të arrij në 35 milionë euro.
Mediumi Sky Sport Italia nuk përmend nëse marrëveshja përfshin mbrojtësin e Primaveras, Tiago Djalo.
Leao do të plotësojë boshllëkun e lënë nga Patrick Cutrone, i cili përfundoi dje (e martë) një transferim te Wolverhampton Wanderers.
20-vjeçari shënoi tetë gola në 24 paraqitje të Ligue 1 për Lille sezonin e kaluar, duke i ndihmuar ata të përfundojnë në vendin e dytë në kampionat.
Reprezentuesi i Portugalisë U-21 mund të luajë si sulmues i dytë ose në krahun e majtë të sulmit. /Telegrafi/
https://twitter.com/atmilan1899/status/1154811957809168384