Site icon Telegrafi

Lë të miturin pa përkujdesje, fëmija dërgohet në një shtëpi të sigurt në Prishtinë

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një femër, shtetase e Kosovës ka lënë fëmijën e saj të mitur pa përkujdesje.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të hënën rreth orës 23:37.

“Raportohet se e dyshuar femër kosovarë ka lënë fëmijën e saj të mitur pa përkujdesje. Viktima nga punëtorët e QPS-së e ka dërguar në një shtëpi të sigurt”, thuhet në raport.

Lidhur e rasti është njoftuar prokurori. /Telegrafi/

Exit mobile version