Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person posa ka vërejtur Policinë e ka lënë skuterin dhe është larguar në këmbë në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Azem Jashanica” në Prishtinë, të martën rreth orës 20:30.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull, posa ka vërejtur policinë, e ka lënë skuterin dhe është larguar këmbë në drejtim të panjohur ku dyshohet se i njëjti kishte edhe një armë-pistoletë”, thuhet në raport.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/