Telegrafi

Le Pen: Rusia s’ka treguar armiqësi me Francën

Emmanuel Macron dhe Marie Le Pen janë pyetur në debatin presidencial për raportet e tyre me Rusinë dhe presidentin e saj Vladimir Putin.

“Rusia nuk ka treguar ndonjë armiqësi ndaj Francës. Nuk më intereson se si qëndron marrdhënia mes SHBA-ve dhe Rusisë”, tha Le Pen.

Në anën tjetër, Macron i pyetur se si do t’i qasej presidentëve Trump dhe Putin, tha se do të vazhdonte të punonte me Amerikën e Donald Trump-it.

“Ne ende kemi një zë të pavarur, por kemi nevojë për një bashkëpunim të fuqishëm për sigurinë tonë”.

Ai tha se dëshiron të punojë me Trump-in gjithashtu edhe në problemet e mjedisit.

Sa i përket presidentit Putin, Macron thotë se Putin “është në tavolinë në disa çështje”.

“Nuk do t’i nënshtrohem kurrë urdhërave të Putinit. Ky është dallimi mes meje dhe zonjës Le Pen”, tha ai.