Telegrafi

Le Pen refuzon të mbulohet me shami, anulon takimin me Myftiun libanez

Marine Le Pen, French National Front (FN) political party leader and candidate for French 2017 presidential election, rejects a headscarf for her meeting Lebanon's Grand Mufti Sheikh Abed el-Lateef Daryan in Beirut, Lebanon February 21, 2017. REUTERS/Aziz Taher

Marine Le Pen, kandidatja në zgjedhjet presidenciale për partinë e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, anuloi një takim që ishte planifikuar të martën me Myftiun e Madh të Libanit, Sheikh Abed el-Lateef Daryan, pasi refuzoi të vishte shami në takim.

“Unë nuk do të mbulohem”, tha Le Pen para gazetarëve.

Zyra e shtypit të Myftiut libanez tha se ndihmësit e Le Pen kishin qenë të informuar paraprakisht për kërkesat e tyre, që Le Pen duhet të mbulonte kokën nëse donte të zhvillohej takimi.

Le Pen ka vizituar Libanin pasi ajo po përpiqet për të forcuar kredencialet e saj presidenciale, përcjell Panorama.

Sondazhet thonë se Le Pen ka gjasa për të marrë rezultatin më të lartë në raundin e parë të votimit në muajin prill, por pastaj do të humbasë në votimet vendimtare te raundit të dytë në muajin maj.