Telegrafi

Le Parisien: Messi është në prag të përfundimit të transferimit te PSG

Vetëm formalitetet kanë mbetur që Lionel Messi të luajë për Paris Saint-Germain dhe gjigantët e Ligue 1 thuhet se kanë informuar skuadrën dhe punonjësit se marrëveshja është mbyllur tashmë.

Messi dhe Barcelona nuk arritën ta konkretizojnë marrëveshjen për rinovimin e kontratës shkaku i kushteve të rënduara financiare dhe ligjit të pagave në La Liga.

Kështu, klubi katalunas gjatë të enjtes mbrëma njoftoi se dyshja do të ndahen pas gati 20 vitesh dhe ky lajm befasoi boten e futbollit.

Megjithatë, jo edhe klubin francez PSG, i cili reagoi shpejt dhe thuhet se arriti marrëveshje me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas mediumit Le Parisien, menaxherët e PSG-së tashmë i kanë thënë ekipit se Messi po vjen dhe klubi pritet ta prezantojë atë në Kullën Eifel, ashtu siç bënë me Neymar.

Messi pritet të kryejë ekzaminimet mjekësore në spitalin Neully në periferi të Parisit dhe më pas të qëndrojë në Ville Lumiere, një hotel luksoz.

Gazeta gjithashtu pretendon se Messi mund të luajë për klubin kryeqytetas kundër Clermont më 12 shtator në Parc des Princes.

Raporti beson se Messi do të fitojë nga 35 deri në 40 milionë euro në PSG, dhe së shpejti do të përfundojë lëvizjen e tij si lojtar i lirë në kryeqytetin francez. /Telegrafi/