Site icon Telegrafi

“Le Monde” Shqiptarët mësyjnë Francën për azil

Shtetasit nga vendet e Ballkanit, të cilëve tepër rrallë u jepet azil, rëndojmë edhe më tepër sistemin e tejngopur.

Më të shumtë se sirianët dhe afganët, shqiptarët janë kërkuesit e parë për azil në Francë për vitin 2016. Mes janarit dhe fundit të nëntorit, 5,700 shqiptarë kërkuan mbrojtjen e Francës, duke kapërcyer shifrat e atyre që vijnë nga zonat e luftës dhe duke e ndërlikuar shumë sistemin e dhënies së azilit, ndërkohë që ky sistem nuk i përballon dot këto përmasa kërkesash në kulmin e krizës emigruese.

Sirianët vijnë të dytët me 5520 dosje të depozituara në të njëjtën periudhë, të ndjekur nga afganët, me 5466 kërkesa dhe sudanezët me 5140. Këto katër shtetësi përbëjnë çerekun e 77,662 regjistrimeve të kërkesave për azil në 11 muajt e parë të këtij viti. Dhe prirja do të vazhdojë sepse, nga 293 kërkesa për azil nga shtetas të Ballkanit në muajin janar, ky numër shkoi në 973 vetëm në nëntor.

Kjo rritje është gati dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të 2015-ës. Një dokument që mban firmën e ambasadorit francez ën Tiranë, Bernard Fitusi, drejtuar ministrisë së brendshme, thotë se “gjendja mund të rëndohet” ende gjatë muajve në vijim.

Autoritetet franceze thonë se nga të gjitha kërkesat për azil, janë akorduar rreth 37% leje qëndrimi, duke u dhënë përparësi sirianëve (me 97% pranime) dhe afganëve (80%), ndërsa për shtetasit nga Ballkani dhënia e azilit është gjë e rrallë, por kjo duket se nuk ke shkurajuar askënd. /Telegrafi/

Exit mobile version