E përditshmja franceze “Le Monde” i ka kushtuar sot një artikull kryeministrit Albin Kurti dhe mënyrës se si ai po udhëheq me vendin.
Artikulli nis me kërkesën e Qeverisë Kurti për mbylljen e televizionit Klan Kosova e cila ka shkaktuar tronditje në këtë vend të vogël ballkanik, medium ky i njohur deri më tani për respektimin e pluralizmit të shtypit.
Sipas këtij mediumi, Albin Kurti po akuzohet për lëvizje autoritare në Kosovë, transmeton Klan Kosova.
“Klan Kosova është në kohë të huazuar. Kanali i parë televiziv privat në Kosovë, i cili punëson 230 persona, fare mirë mund të detyrohet të ndërpresë së shpejti transmetimin, nëse vendimi i shpallur më 14 qershor nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për tërheqjen e certifikatës së biznesit mbahet në fuqi”, shkruan “Le Monde”.
“I përket familjes Devolli, një nga më të pasurat në këtë vend të vogël të Ballkanit, kanali beson se është në shënjestër të padrejtë nga kryeministri, Albin Kurti, një nacionalist i majtë shqiptar politika e të cilit ka marrë një kthesë autoritare që nga tensionet me pakicën serbe që jeton në veri të vendit”, shkruan tutje ky medium.