“Le Journal” ka botuar të mërkurën e 27 prillit 1938, në ballinë, fotot që ndërlidhen me mbretëreshën më te re të Evropës të asaj kohe, Geraldinë Apponyi. Përshkrimi është si më poshtë:
“Në Tiranën festive, Zogu i Shqipërisë martohet me konteshën Geraldinë
Skena nga jeta shqiptare në prag të dasmës mbretërore: portretet e të fejuarve gjenden kudo, në harkun e një kafeneje (lart) dhe (djathtas) në gjerdanin e kalit të një fshatari entuziast.
Në të majtë: malësorët vijnë në qytet ku do të zhvillohen ceremonitë e dasmës, duke valvitur tullumbace të vogla për të treguar gëzimin e tyre”.