Telegrafi

Lë fëmijët të vdesin urie, teksa pushonte me dashnorin (Foto)

mother Vladislava

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Kiev të Ukrainës.

Një djalë ka vdekur dhe e motra trevjeçare ka qëndruar tre ditë pranë kufomës së tij pasi e ëma i kishte lënë pa bukë.

Vladislava Podchapk, 20 vjeç, kishte ikur me dashnorin e saj për pushime dhe kishte kyçur në shtëpi fëmijët e saj për 9 ditë rresht.

Kur u kthye ajo gjeti djalin e vdekur dhe vajzën e saj që gjendej pa ndjenja pranë kufomës së tij.

Ajo u arrestua nga policia por përgjigja e saj ndaj pyetjes përse kishte lënë fëmijët vetëm ishte edhe më shokuese, transmeton tema.

“Nuk e dija që fëmijët mund të vdisnin”, ka deklaruar ajo.