Site icon Telegrafi

LDK thotë se fjalimi i Kurtit në seancën solemne ishte përçarës e ofendues

Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se fjalimi i sotëm i kryeministrit Albin Kurti, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ishte përçarës, ofendues, i pavend dhe i padinjitetshëm.

LDK përmes një reagimi për media thotë se Kurti sulmoi opozitën, mediet dhe fjalën e lirë.

“Një fjalim i tillë nuk mund të mbahet në festën e Ditës së Pavarësisë.

Duket që Kurti vazhdon të mos e përjetojë 17 shkurtin si festë e moment uniteti kombëtar të Kosovës.

Ai edhe në këtë ditë të madhe, si para 14 vjetëve, zgjedh të ndajë e të përçajë popullin e Kosovës.

Republika e Kosovës është vendi i vizionarëve politikë, i luftëtarëve, i dëshmorëve dhe i martirëve të lirisë, vendi dhe shteti ynë i përhershëm. Kush nuk e kupton, fyen sakrificën e popullit të Kosovës, siç bëri Kurti sot”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version