Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhje.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohet ecuria e bisedimeve me subjektin Lëvizja Vetëvendosje.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është paraparë të mbahet të mërkurën në 14:30.
Derisa ende nuk është finalizuar marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryesisht për shkak të postit të presidentit, në media janë përmendur disa mënyra se si mund të ndahet postet ministrore në qeverisjen e mundshme ndërmjet këtyre dy partive.
Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka konfirmuar se kjo parti do të ketë në udhëheqje Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. /Telegrafi/