Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë sot me tubimet në komunat e Kosovës.
Kandidatja e këtij subjekti për kryeministre, Vjosa Osmani do të jetë pjesë e tubimeve që do të mbahen në Istog, Pejë dhe Prishtinë.
Njoftimi i plotë:
Sot (e martë), më datë 1 tetor 2019, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, merr pjesë në këto tubime:
Në orën: 15:30, në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari”, në Istog.
Në orën 17:00, në Sallën e sporteve “Karagaq”, në Pejë.
Në orën 19:00, në shkollën fillore “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë. /Telegrafi/