Shefi i Grupi Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se vetëm Qeveria me legjitimitet qytetar mund të udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.
Ky koment i Hotit vjen pas letrës së BE-së dërguar kryeministrit Ramush Haradinaj, ku thuhet se presidenti Hashim Thaçi udhëheq me dialogun.
“Ky proces nuk udhëhiqet me kuazi ekipe dialoguese. Letra e tre zyrtarëve të lartë të BE-së, që i është dërguar Qeverisë së Kosovës, le të kuptohet qartë nga kuazi ekipi dialogues”, ka shkruar Hoti.