Site icon Telegrafi

LDK reagon pas deklaratave të Kurtit për planin franko-gjerman: Mungesa e transparencës po shkakton mosbesim e mëdyshje

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar pasi kryeministrit Albin Kurti deklaroi se e pranon propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Halimi përmes një postimi në Facebook tha se Kosova është shtet parlamentar dhe sipas saj Kurti e ka obligim të raportojë në Kuvend për dialogun.

“Transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”.

Halimit, “transparenca nuk do të duhej të mbetet peng i vullnetit të partisë në pushtet, është e detyrueshme dhe obligative që Kryeministri të raportojë në Kuvend, para të zgjedhurve të popullit, duke qenë se Kosova është shtet parlamentar”.

Lexo po ashtu Krasniqi reagon pasi Kurti pranoi planin franko-gjerman: Marrëveshje e fshehtë me shumë pikëpyetje

Halimi thotë se deklarata e Kurtit që propozimi franko-gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale ndaj dialogut.

“Ndaj, deklarata e Kryeministrit që propozimi Franko – Gjerman është pranuar nga ana e tij tregon për një qasje personale e jo agjendë shtetërore, prandaj Qeveria është mbyllur hermetikisht për publikun dhe për pasojë po shkakton mosbesim e mëdyshje”, deklaroi tutje Halimi.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti.

Lexo po ashtu Kurti, Lajçakut: Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha të hënën se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel duhet të zbatohen, përfshirë edhe atë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë, prej nga shkoi në Beograd në kuadër të përpjekjeve për të rifilluar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve./Telegrafi/

Exit mobile version