Site icon Telegrafi

LDK reagon ndaj deklaratave të Krasniqit lidhur me taksën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi përmes një shkrimi, ka thënë se e kupton reagimin e liderëve të Serbisë për taksën prej 100 për qind, po nuk e kupton reagimin e LDK-së dhe të Presidentit Hashim Thaçi që kushtëzojnë dialogun me heqjen e taksës.

E për këtë ka reaguar LDK.

Në reagimin e tyre thuhet se Krasniqi e ka humbur rrugën, sepse LDK në asnjë rast nuk e ka vënë dialogun në relacion me taksën.

“LDK është deklaruar se dialogu duhet të ndërpritet dhe të kushtëzohet me ndërprerjen e fushatës së ndyrë serbe ndaj Kosovës. LDK, poashtu, është shprehur se dialogun duhet ta zhvillojë një qeveri që përfaqëson shumicën meritore në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe jo Qeveria e pakicës. Pra, LDK po insiston për legjitimitet para dialogut”, thuhet në reagim.

Lexo po ashtu Krasniqi: Nuk e kuptoj LDK-në e Thaçin që kushtëzojnë dialogun me heqjen e taksës

“LDK është shprehur, poashtu, se dialogu nuk është çështje urgjente dhe se para se të fillojë dialogu duhet të arrihet një pajtueshmëri e gjerë e spektrit politik në Kosovë. Prandaj, as që na ka rënë ndërmend të kërkojmë heqjen e taksës, sepse ne nuk na është ngutur.

Partisë së Krasniqit i është ngutur ta drejtojë dialogun, andaj tentojnë që këtë veprim të pa menduar mirë – dhe sipas nesh të gabuar – të mundohen ta fshehin duke e sulmuar pa asnjë bazë LDK-në.

Sa i përket Presidentit Thaçi, ai ka qenë kryetar shumëvjeçar i  Krasniqi dhe i  Limaj. Edhe tani po i shkojnë pas në dialog. Nuk po i shkon LDK-ja, as me taksë, e as pa taksë”, thotë LDK./Telegrafi

Exit mobile version