Site icon Telegrafi

LDK: Qeveria nuk duhet të sillet në atë mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po ndjek me shumë kujdes situatën e krijuar pas dështimit të së hënës në Bruksel – kjo pas përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së.

LDK-ja vlerëson se stabiliteti dhe siguria janë kushte thelbësore për të arritur progres, si dhe për të ushtruar sovranitetin në gjithë territorin e saj.

“Shtrirja e ligjshmërisë në gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës. Suksesin e garanton koordinimi me aleatët tanë, ShBA dhe BE”.

“Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk duhet të sillet në atë mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova, siç ndodhi sot”.

LDK thotë se Kosovës i duhen aleatët e saj, përkrahës historik të popullit të Kosovës.

“Kush i dëmton raportet me aleatët, rrezikon ta lë vendin tonë pa përkrahje. Kosova ka arritur deri këtu bashkë me aleatët dhe kështu duhet të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet tutje në kumtesën e LDK-së./Telegrafi/

Exit mobile version