Site icon Telegrafi

LDK nesër vendos për listën definitive për kandidatët për deputetë

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka përfunduar mbledhjen ku është diskutuar për listën e kandidatëve për deputetë.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, nuk ka dhënë detaje nëse janë përjashtuar ose jo nga kjo listë ish-deputetët “rebelë”, si Vjosa Osmani, Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi etj., duke thënë se në listat e LDK-së janë të gjithë ish-deputetët, por ka edhe figura tjera, shkruan Telegrafi.

“Ka qenë një proces i hapur. Për listën definitive ju do të njoftoheni nesër”, ka thënë Veliu.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër, Avduall Hoti, ka thënë se nesër do të vendoset për listën definitive që sipas tij do të jetë listë e fitores.

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së me këtë rast ka aprovuar unanimisht nominimin e Hotit si kandidat për kryeministër. /Telegrafi/

Exit mobile version