Bedri Nika, i cili ishte kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e LDK-së ka thënë se vendimi se cilin kandidatë do ta mbështesin në balotazh do të merret nesër në mbledhjen e Kryesisë.
Kështu ka thënë Nika në një prononcim për Telegrafin, duke theksuar se rezultati i balotazhit është i pranueshëm.
“Sot është tubuar Shtabi zgjedhor për t’i sqaruar disa gjëra, unë nuk kam qenë aty. Nesër do ta kemi takimin e kryesisë, dhe ne e kemi një zot shtëpie e ai është Isa Mustafa, dhe bashkërisht me kryesinë qendrore që do të vendosim për proceset e ardhshme. Për balotazh kanë vendosur qytetarë, ne do të konsultohemi me kryetarin partisë me kryesin qendrore dhe do të vendosim si do të shkojmë më tutje”, tha Nika.
Ai në fund ka falënderuar qytetarët e Drenasit për pritjen që i kanë bërë dhe për votat.
“Dje veç kanë përfunduar zgjedhjet, ne jemi shumë të kangur me pritjen nga qytetarët e Drenasit”, u shpreh Nika.
Kujtojmë se Bedri Nika në zgjedhjet e djeshme ka arritur të marrë 1041 vota apo në përqindje 5.26%. /Telegrafi/