Site icon Telegrafi

Agim Veliu, reagon pas raportimit për përleshje gjatë procesit të brendshëm zgjedhor në LDK-në e Podujevës

Procesi zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po vazhdon të përballet me tensione.

Pas, raportimit të mediave për konflikte në mes të atyre që kanë pretendime për karrige në strukturat e LDK-së në Podujevë, ka reaguar ky subjekt politik.

Përmes një njoftimi, LDK, ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar mirë, në të gjitha nëndegët e saj.

“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, sot ka përmbyllur me sukses kuvendet zgjedhore në të gjitha nëndegët e saj. Procesi zgjedhor në degën tonë është karakterizuar me një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë, ashtu siç i ka hije degës më të madhe në Kosovë, e cila përherë ka dalë fituese në të gjitha zgjedhjet”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu U raportua për përleshje në LDK-në e Podujevës, flet Mustafa

Sipas LDK-së, lidhur me raportimin se ka pasur përleshje në Podujevë, është propagandë për të manipuluar opinionin publik.

“Masoviteti në pjesëmarrje dhe fuqia elektorale e degës sonë ka bërë që të jetë cak i sulmeve propaganduese me qëllim të lëndimit të procesit dhe dëmtimit të LDK-së në Llap. Tendencë e tillë u pa edhe sot nga medie të caktuara, të cilat provuan të manipulojnë opinionin lidhur me procesin e rregullt zgjedhor të një kuvendi të një nëndege në qytet.

Lexo po ashtu Zgjedhjet e brendshme në LDK - tensione edhe në Podujevë

U propagandua se ka pasur incident e dhunë edhe pse fotografitë e video incizimet e publikuara nga vetë këto media qartë i demantojnë pretendimet e tyre”,

Kuvendi i Nëndegës III të qytetit të Podujevës është zhvilluar në përputhje të plotë me Statutin dhe Rregulloren për zgjedhje të LDK-së, ndërsa momentet që paraqiten në video janë debate, të cilat në asnjë moment nuk e kanë dëmtuar dhe penguar zhvillimin e procesit zgjedhor, i cili u përmbyll pa asnjë incident”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, përkundër mohimit për incidente, pamjet e transmetuara në media tregojnë për tensione në këtë Kuvend Zgjedhor.

Gjithashtu, mësohet se Policia kishte dalë në vendin e ngjarjes, pas informatës për tensione…/Telegrafi/

Exit mobile version