Telegrafi

LDK në Podujevë përgatitet për zgjedhjet lokale

Në takimin e Kryesisë së Degës së LDK-së, të cilin e kryesoi kryetari Agim Veliu, u diskutua për përgatitjet për shënimin e 27 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, që këtë vit do të shënohet me një manifestim solemn më 18 mars.

Për organizimin sa më të mirë të këtij manifestimi, kryesia e Degës së LDK-së, emëroi edhe një këshill organizativ, i cili do të kujdeset për përgatitjen e programit për shënimin e kësaj dite.

Në mbledhjen e sotme gjithashtu u iniciua themelimi i grupeve të ekspertëve në kuadër të degës, të cilat do ta ndihmojnë degën e LDK-së në Podujevë në përgatitjet për zgjedhjet lokale të këtij viti. /Telegrafi/