Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka mirëpritur, gatishmërinë e kryeministrit Haradinaj dhe koalicionit qeverisës që të pranojnë propozimin e LDK-së, për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm dhe ka ftuar edhe VV-në që t’u bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Postimi i Hotit:
“Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.
Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit.
LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoti. /Telegrafi/