Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje për rastin e aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik.
“Shprehim mbështetje dhe mirënjohje për punën e ekipeve të shpëtimit nga FSK, Policia dhe ekipet e tjera në terren. Në këto momente të vështira të pritjes nga familjet e të dy policëve, të gjithë lutemi dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta”, thuhet në kumtesën e LDK-së. /Telegrafi/