Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka paraqitur një mocion që mos të votohet bordi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pa raportuar ministri i Arsimit, Shqyri Bytyçi lidhur me shkarkimin e ish-bordit.
Hoti tha se ministri i Arsimit ka shkel Ligjin për arsimin e lartë, duke shkarkuar bordin e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë.
Sipas tij, në ligj thuhet se nëse brenda një viti më shumë se një e treta anëtarëve të bordit zëvendësohet për çfarëdo arsye, ministri duhet të raportojë dhe kjo nuk ka ndodhur.
Kryesuesi Xhavit Halit ka hedhur në votim por nuk u votua për shkak të mungesës së kuorumit. Haliti vazhdoi me pika tjera të rendit të ditës, por Hoti e kundërshtoi, duke thënë se nuk mund të vazhdohet pa u votuar mocioni.
Derisa Haliti i premtoi se mocioni do të votohet në momentin që në sallë janë 61 deputet, LDK lëshojë sallën me arsyetimin se po shkel Rregulloren e Kuvendit.