Pas vizitës që ambasadori amerikan Philip Kosnett bëri në LDK, kjo e fundit lëshoi një komunikatë për media.
Aty thuhet se Kosnett ftoi udhëheqësit politikë ta formojnë qeverinë e re e cila sa më parë do të përmbushë mandatin e votuesve.
Përpos kreut të LDK-së, Isa Mustafa, në takim me ambasadorin amerikan kanë qenë edhe nënkryetarët Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani.
Po sipas komunikatës së lëshuar nga LDK, Mustafa e ka njoftuar ambasadorin për rrjedhën e bisedimeve të deritanishme me Lëvizjen Vetëvendosje për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.