Site icon Telegrafi

LDK kërkon shpërbërjen e Kuvendit, lëshon seancën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kuvendi duhet të shpërbëhet pasi që sipas tij shumica parlamentare nuk po i ka votat për të proceduar asnjë ligj.

Hoti ka thënë se në rast se kështu vazhdon grupi parlamentar i LDK-së nuk do të marrin pjesë në asnjë votim.

“Ne duhet të procedojmë qysh sot me shpërbërje të Kuvendit sepse nuk ka kuptim të shkohet me tutje. Nuk mund të kalojmë në pikën tjetër pa u kry kjo pikë. Ju e dini që nesër është një seancë tjetër ku është një listë e gjatë e ligjeve që nuk mund të kalohen nga pozita sepse nuk i ka votat. Nëse vazhdoni këtë praktikë si shumicë parlamentare ne nuk do të marrim pjesë në asnjë votim tjetër dhe sot debati nuk mund të vazhdoj me tutje pa u kryer kjo pikë”, theksoi Hoti.

Pas kësaj të gjithë deputetët e LDK-së kanë lëshuar seancën e Kuvendit.

Ndryshe, këto janë pikat papërfunduara nga seancat e kaluara plenare

Exit mobile version