Site icon Telegrafi

LDK kërkon heqjen e menjëhershëm të vizave për Kosovën

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se Kosova duhet të marrë sa më shpejt liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, si vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Ai tha se këtë ia kanë bërë me dije edhe gjatë takimit që Kryesia e LDK-së kishte sot me zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland dhe Johannes D. Rey, shef i Zyrës së Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung për Maqedoni dhe Kosovë.

Veliu tha se kanë kërkuar nga parlamentarët evropianë që Kosova ta ketë sa më parë liberalizimin e vizave për lëvizje të lirë të qytetarëve kosovarë në shtetet evropiane, ngase ajo tashmë ka përmbushur kriterin për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.

Numri dy i LDK-së ka bërë të ditur se në takim me parlamentarët evropianë kanë biseduar edhe për çështje tjera me rëndësi për Kosovën.

Ndërsa, zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland tha se është i kënaqur që LDK është pro dialogut Kosovë-Serbi./ Telegrafi/

Exit mobile version