Telegrafi

LDK kërkon debat parlamentar për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se LDK-ja sot do ta dorëzoj kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021, që është aprovuar në Qeveri dhe dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se do të kërkojnë përgjigje për secilën pikë të këtij dokumenti se përse nuk reflekton premtimet elektorale të koalicioni PAN.

Postimi i plotë:

Sot Grupi Parlamentar i LDK-së e dorëzon kërkesën për debat parlamentar lidhur me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021, që është aprovuar në Qeveri dhe dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.

Në parim, ky dokument DUHET të reflektojë premtimet e koalicionit qeverisës PAN për zhvillim ekonomik prej 8-10 për qind, rritje të punësimit, investime në arsim e shëndetësi dhe premtime të tjera, të cilat premtime as për së afërmi nuk shihet se do të mund të realizohen.

Ne do të kërkojmë përgjigje për secilën pikë të këtij dokumenti se përse nuk reflekton premtimet elektorale të koalicioni PAN.

Duhet të mësohet secili politikan se nuk ka më hapësirë në politikë për mashtrime, fraza e premtime boshe gjatë fushatës, ndërkaq kur merret qeverisja harrohen të gjitha.
Ne do të kërkojmë llogari në emër të qytetarëve për secilin premtim të koalicionit PAN. /Telegrafi/