Telegrafi

LDK-ja mbledh Kryesinë për të diskutuar vendimin e ri të AKR-së

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të diskutojë në lidhje me vendimin e Kuvendit të Përgjithshëm të AKR-së, i cili autorizoi sot kreun e partisë Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për formimin e institucioneve jashtë koalicionit LAA.

Kështu ka thënë për KosovaPressin nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova.

“Nesër do të mbajmë një mbledhje të Kryesisë ku do të diskutojmë lidhur me këtë çështje. Përveç zgjedhjeve lokale, padyshim që temë e diskutimit do të jetë edhe kjo”, tha ai.