Site icon Telegrafi

LDK-ja kërkon nga qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dënuar sulmet e sotme në veri të vendit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve.

Në komunikatën për media Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në veri të vendit, sulmet ndaj institucioneve dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës.

“LDK-ja dënon sulmet e sotme dhe kërkon që, të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë”, thuhet në komunikatë, transmeton Telegrafi.

“LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura. Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë”.

“LDK-ja kërkon nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version