Site icon Telegrafi

“LDK-ja është për hapjen e urës”, Haziri: Kurti ka agjendë të fshehur politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se Qeveria po bën lojë politike dhe manipulim politik me paralajmërimet për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Hziri kritikoi Qeverinë se po bënël veprime të pa koordinuara në veri të vendit duke vënë në rrezik raportet me aleatët e Kosovës.

Sipas tij, partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare është oksigjen për Kosovën dhe tha se kryeministri Kurti ka agjendë të fshehur politike.

“Një koordinim me SHBA-në BE-në dhe NATO-n është i domosdoshëm. Për Kosovën ky partneritet është oksigjen politik. Identiteti evropian i shqiptarëve të Kosovës është falë këtyre miqve, këtyre partnereve dhe nuk duhet në asnjë mënyrë të rrezikohet për budallaki politike të ditës, për konsum të brendshëm politik dhe për nevoja elektorale në këtë vend. Duhet të vazhdojmë të promovojmë vetëm bashkëpunim dhe koordinimin me aleatët tonë. Procesi nuk është qëllim hapja e urës, por është qëllim që vetëm që kjo të kthehet si debat i brendshëm që qytetarët e Kosovës të zhvendosin vëmendjen e plotë nga problemet e përditshme dhe të nxirret në lajthitje kërkesat për hapjen e urës”, tha Haziri, për RTV21.

Lexo po ashtu Vazhdon "lufta" LDK-LVV për urën e Ibrit, Mustafa: Injorojeni propagandën, ura duhet të hapet

Nënkryetari Haziri tha se  LDK-ja është për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.

“LDK-ja është për hapjen e urës. LDK-ja siç duket do ta ketë në hise për ta bërë integrimin e plotë të Mitrovicës në të ardhmen e afërt, sepse kjo Qeveri po rrezikon që në lumin Ibër jo me e hap për vetura, por me mbyllë edhe për qytetarë. Nëse KFOR-i nesër del me mjete të rënda dhe i vendos telat me gjemba mbi lumin Ibër për shkak të  gabimeve të Qeverisë atëherë e keni më bë pyetjen a jeni për hapje apo mbyllje”, deklaroi Haziri.

Ndërsa, sa i përket inspektimeve që po kryen Qeveria në urën e Ibrit nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se janë bërë me leje të NATO-së dhe KFOR-it.

Sipas tij, në të njëjtën ditë komandanti i KFOR-it e ka njoftuar komandantin e ushtrisë serbe për testimet e urës së Ibrit.

“Inspektimi teknik është bërë me kërkesë. Qeveria e Kosovës në territorin e vet, në vendin e vet duke u sjell sovrane i ka bërë kërkesë  NATO-së dhe KFOR-it për ta bërë inspektimin teknik të urës së vet.  Kjo kërkesë i është aprovuar dhe në të njëjtën ditë komandanti i KFOR-it ka qenë në Beograd që komandantin e ushtrisë serbe me njoftua se Qeveria e Kosovës po bën inspektim teknik të urës. Kjo është ajo që zoti Kurti vazhdon të ketë agjendë të fshehur politike, nuk e zbardh për njerëzit, nuk e shpjegon e manipulon lajmin”, tha Haziri

Exit mobile version