Ish-deputeti, Ardian Shala është propozuar nga Kryesia e degës së LDK-së në Suharekë si kandidat për kryetar të kësaj komune.
Lajmin e ka dhënë, Selman Kolgeci, anëtar i kryesisë së LDK-së në Suharekë përmes një shënimi në “Facebook”.
“Na priftë e mbara kryetar! Sot në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Suharekë është votuar unanimisht që z.Ardian Shala të jetë kandidat për kryetarë të komunës së Suharekës! Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë”, ka shkruar Selman Kolgeci.
Komuna e Suharekës momentalisht drejtohet nga Bali Muharremaj i AAK-së, derisa LDK ka qeverisur këtë komunë në shumë mandate.
Sipas ligjit zgjedhjet lokale në Kosovë pritet të mbahen në vjeshtën e këtij viti, derisa këto ditë është paralajmëruar një takim i presidentes Osmanin me përfaqësuesit e subjekteve politike për të caktuar datën e zgjedhjeve lokale./Telegrafi/